Rusia reagon ashpër ndaj mundësisë së pranimit të Ukrainës në NATO. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se kjo do të jetë një lëvizje shumë e rrezikshme për sigurinë europiane.
“Kushdo që merr një vendim të tillë duhet të mendohet shumë mirë”, ishte paralajmërimi i lëshuar nga Moska. Peskov tha se Rusia do të marrë masa edhe kundër anëtarësimit të Suedisë në NATO.
“Duket se europianët nuk e kuptojnë këtë gabim, është shumë e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm se infrastruktura ushtarake ruse nuk ka lëvizur kurrë drejt Europës Perëndimore, ka pasur gjithmonë një lëvizje në drejtim të kundërt”, tha Peskov, shkruan A2CNN.
Lidhur me zgjerimin e NATO-s ka folur edhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili gjithashtu paralajmëroi masa të forta. Ai u shpreh tepër i habitur nga shpejtësia me të cilën Finlanda dhe Suedia braktisën statusin e tyre neutral dhe përfitimet që rrjedhin nga ai status.