Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, këtët të martë ka pritur në takim ambasdorin e Suedisë, z. Jonas Westerlund, ku biseduan për gjendjen politike në vend, përcjell InLajmi.
Abdixhiku tha se me theks të veçantë u diskutuar për relacionet e Kosovës me aleatë dhe se u ritheksua qëndrimi i LDK-së karshi kësaj situate.
Kryetari i LDK-së tutje ka shpalosur idenë dhe iniciativën e tij dhe të partisë së tij për aktivitetin gjithëpërfshirës me gjithë akterët në vend që formojnë dhe kanë ndikim në opinionin publik takime konsultative me gazetarë dhe opinionistë, shoqëri civile, profesorë, diplomatë dhe ish-diplomatë si dhe biznese dhe akterë tjerë të shoqërisë tonë që besojnë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.
Në takim është diskutuar dhe për aktivitet e LDK-së si dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen/InLajmi/