Nuk ka person në Shqipëri që nuk e njeh këtë shkrimtar të famshëm i cili ka dhënë një kontribut thelbësor gjatë periudhës së rilindjes kombëtare.
Naim Frashëripërveç pasionit të madh për letërsinë kishte edhe një tjetër kënaqësi.
Bëhet fjalë pikërisht për bimët, kryesisht lulet. Kjo mbase lidhet dhe me faktin se ky shkrimtar ka lindur në rrethin e Përmetit.
Kur jetonte në Turqi, poetin e tërhoqi një lule e veçantë e cila kacavirrej në pragjet e dyerve të drunjta të shtëpive karakteristike.
Edhe sot qytete të shumta të Turqisë vazhdojnë të karakterizohen nga ngjyrat e ndezura të kësaj luleje shumë të njohur edhe për ne.
Pasi u emërua si nëpunës në administratën e doganës në qytetin e Sarandës, mendohet se Naim Frashëri solli me vete një rrënjë të kësaj luleje.
Kështu nis dhe historia si kjo lule u kthye në simbolin e qytetit bregdetar shqiptar.
Bëhet fjalë pikërisht për lule Sarandën, apo bukenvilen, e cila gjendet në çdo cep të këtij qyteti.
Nëse doni ta keni bukenvilen në shtëpinë tuaj, mjaftojnë vetëm disa hapa për ta mbjellë, shkruan Agro Web.
Si ta mbillni
Merrni një vazo të madhe, lulja e Sarandës ka nevojë për një bazament të qëndrueshëm.