Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri, tha se PDK-ja nuk do të votojnë asnjë ligj, përfshirë këtu edhe marrëveshjet ndërkombëtare, raporton InLajmi.
Tahiri tha se pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë, PDK-ja kërkon shpërbërjen e Kuvendi të Kosovës në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Asnjë ditë të vetme nuk e meriton që ky Kuvend të mblidhet, PDK kërkon shpërbërjen e këtij kuvendi dhe që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme”, tha ai.
Tutje shefi i PDK-së tha se si mund të vazhdohet tutje kur veprimet e kësaj qeverie e kanë sjellur Kosovën në sanksione të ndryshme nga SHBA dhe BE.
“Ky Parlament, kjo Qeveri nuk është kredibile më dhe ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme”, tha Tahir/InLajmi/




















