Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se është miratuar në lexim të parë në Kuvend Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, përcjell InLajmi
Ministria e Mbrojtjes, duke njoftuar për votimin, e konsideroi këtë hap “të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit”.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:
Sot në seancën e Kuvendit kaloi në lexim të parë Projektligji për Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.
Ky agjencion do të ushtrojë aktivitetin e saj brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës me qëllim të mbështetjes së Ministrisë së Mbrojtjes (MM) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në fushën e zbulimit, kundërzbulimit dhe sigurisë lidhur me kërcënimet apo rreziqet e mundshme për kryerjen e misionit të tyre kushtetues dhe ligjor.

AISM, agjencion që do amplifikoj mbrojtjen shtetërore dhe sigurinë qytetare! /InLajmi/