Shefës së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës i janë publikuar përgjime ku në muajin qershor ka folur me nënkryetarin e Listës Serbe, Slavko Simiqi, përcjell InLajmi
Deputet i PDK-së Mergim Lushtaku komentoi këto përgjime ku pati edhe disa kritika për kryeministrin Kurti.
Sipas Lushtakut, Kurti “fasadën e ka kuq e zi, e brendësi me Serbi e Rusi”.
Postimi i plotë i tij:
Albini pasardhës i denjë i atyre që krijuan kauzën për vllaznim-bashkim me serbët, me sukses po e vazhdon misionin e tij!
Fasadën kuq e zi, e në brendësi me Serbi e Rusi. /InLajmi/