Analisti Jusuf Thaçi, ka reaguar për përgjimet ku shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur me nënkryetarin e Listës Serbe Sllavko Simiq, përcjell InLajmi
Thaçi ka thënë referuar Qeverisë së Kosovës që po i kundërvihen Shqipërisë dhe kryeministrit të saj, ndërkaq po kanë bashkëpunim me Listën Serbe.
Postimi i plotë i tij:
Me rëndësi është t’i kundërvihemi Shqipërisë dhe kryeministrit të saj, ndërsa bashkëpunimin me Listën Serbe dhe përfaqësuesit e saj e kemi obligim kushtetues.
Rroftë Kosova kokë-lartë me Shqipërinë e bisht-ulur me Listën Serbe! /InLajmi/