Policia në Viti e ka gjobitur me 300 euro dhe i ka vendosur 3 pikë negative një shoferi për tejkalim të shpejtësisë, përcjell InLajmi
Shoferi në fjalë e kishte fotografuar matësin e shpejtësisë dhe foton e kishte postuar në rrjetin social “Tik-Tok” ku shihet se ka tejkaluar shpejtësinë në zonë.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se shoferi ishte duke vozitur 140 kilometra në orë në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 80. /InLajmi/