Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pas deklaratës së koordinatorit të Departamentit për Drejtësi në kuadër të Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Përparim Grudës.Gruda u deklarua për dyshtetësinë e kryediplomates Donika Gërvalla-Schwarz dhe atë të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt
Për këtë, ka reaguar Sallahu, duke i dalë në mbrojtje 2 diplomatëve.
“Në këtë konferencë ai tha “Meqë Donika Gërvalla dhe Martin Berishaj i kanë nga 2 pasaporta, kur ta merrë mandatin PDK, ata nuk do të jetojnë në Kosovë”, shkruan Gazeta Insajderi.
“Ky është kërcënim dhe njëkohësisht dhunim brutal i të drejtave dhe lirive themelore të përcaktuar me kushtetutë”, ka deklaruar zëvendësministri.