Protestat kundër reformës në drejtësi të propozuar nga qeveria në Izrael e udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu vazhduan në javën e 27-të.
Duke mbajtur flamuj izraelitë, mijëra protestues u mblodhën në sheshin “Kaplan” të Tel Avivit të shtunën mbrëma, duke brohoritur parulla kundër qeverisë.
Izraeli ka qenë në trazira politike muajt e fundit lidhur me planin e qeverisë së Netanyahut për të reformuar gjyqësorin, të cilin opozita e sheh si një marrje të pushtetit gjyqësor në favor të ekzekutivit.
Netanyahu pretendon se plani i tij do të avanconte demokracinë dhe do të rivendoste ekuilibrin midis pushteteve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, transmeton Gazeta Express.
Në mars, Netanyahu, i cili është në gjyq për korrupsion, u tërhoq nën presion dhe njoftoi një ndalim të përkohshëm të planeve mes protestave në të gjithë vendin.