Sipërfaqja në pronësi të një prej kultivuesve më të mëdhenj të grurit në zonë, Mili Sako, është shkrumbuar vetëm për pak minuta, pasi flakët e favorizuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe një stan aty pranë.
Fermeri Sako këtë sezon ka kultivuar 45 hektarë sipërfaqe të mbjellë me grurë, ndërkohë që gruri më cilësor tashmë është shkrumbuar.