Një godinë apartamentesh është shembur në qytetin Recife në verilindje të Brazilit, duke i marrë jetën të paktën 8 personave.
2 fëmijë, 5 dhe 8 vjeç, ishin mes viktimave kur pallati u shemb dje.
Shkaku nuk është ende i qartë, por Recife është goditur nga reshje të larta shiu ditët e fundit, shkruan AlsatM.
Raportet thonë se 4 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat dhe 6 janë ende të zhdukur në lagjen Janga.