Përfaqësuesi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian Josep Borrell, në forumin e Dubrovnikut, është takuar me drejtoreshën e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Odile Renaud, përcjell InLajmi.
Borrell tha se atu u diskutua për mbështetjen e Ukrainës, dialogun Beograd-Prishtinë dhe klimën e investimeve në Afrikë.
Tutje ai tha se do të vazhdojmë të avancojmë bashkëpunimin BE-BERZH drejt synimeve tona të përbashkëta për të nxitur rritjen dhe zhvillimin ekonomik.
Në këtë forum po merr pjesë edhe kryediplomatja Gërvalla, ndërsa janë edhe 2 emisarët Lajçak e Escobar.
Postimi i plotë i tij:
Mirë për t’u takuar OdileRenaud, BERZH në kufijtë e DubrovnikForum
Ne diskutuam mbështetjen për Ukrainën, dialogun Beograd-Prishtinë dhe klimën e investimeve në Afrikë. Ne vazhdojmë të avancojmë bashkëpunimin BE-BERZH drejt synimeve tona të përbashkëta për të nxitur rritjen dhe zhvillimin ekonomik/InLajmi/