• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 21 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon Shqipëri

Në bregdetin shqiptarë fillojnë rritjet e larta të çmimeve

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
8 July 2023
në Shqipëri
0 0
0
Në bregdetin shqiptarë fillojnë rritjet e larta të çmimeve
0
SHPERNDARJE
477
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Duket se shtrenjtimi i çmimeve të vilave dhe apartamenteve në bregdet po vijon edhe në vitin 2023.

Në apartamentet e reja në zonat rezidenciale në Vlorë dhe Sarandë, sipas agjencive të pasurive të patundshme, çmimet e apartamenteve janë rritur 40% më shumë krahasuar me 2022.

Në bregdetin e Durrësit dhe Qerretit, çmimet e pronave në vijën e parë janë shtrenjtar mbi 30%.

Agjencitë e pasurive të patundshme pohuan se arsyet kryesore të rritjes së çmimeve janë kërkesa e lartë nga të huajt dhe shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit.

Në resortet turistike, që kanë nisur punimet këtë vit, si në Orikum të Vlorës apo Sarandë, çmimet e apartamenteve variojnë nga 2.500 deri në 3.500 euro për metër katror.

Rritje të lartë ka edhe për çmimet e vilave. Vilat elitare në bregdet po shiten me çmimin e 1.6 mln eurove, 33% më shumë se vjet.

Shtrenjtohet Durrësi, Golemi dhe Qerreti 15%; Me çmim ekonomik, vetëm ndërtimet e para 15 viteve

Edhe këtë vit, çmimet e apartamenteve në zonat bregdetare të Durrësit kanë vijuar tendencën e rritjes.

Shtrenjtimi më i lartë është për pronat në vijën e parë të ndërtimit, që kanë arritur nivelin maksimal prej 1.500 euro/m² nga 1.300 euro që u shitën vjet (rritja 15%).

Në vitin 2021, maksimumi i çmimit për ndërtimet e vijës së parë p.sh., në zonën e Shkëmbit të Kavajës arrinte deri në 750 euro.

Arian Gjuzi, broker i agjencisë imobiliare “Century 21 EON” në Durrës nënvizoi për “Monitor” se çmimet në vijën e parë bregdetare të zonave si: Durrës, Plazh, Golem, Shkëmbi i Kavajës dhe Qerret janë rritur 100 deri në 200 euro.

Z.Gjuzi shton se rritja është ndikuar nga kërkesa e lartë për këto prona dhe oferta e ulët. Sipas tij, pronat po blihen kryesisht nga çekët, polakët apo shqiptarët e diasporës, me qëllim investimi dhënie me qira.

“Vjet, çmimi maksimal për ndërtimet e reja me pamje nga deti në vijën bregdetare të Durrësit dhe Qerretit arrinte deri në 1,300 euro/m², këtë vit është 1,500 euro/m².

Shumica e blerësve, kryesisht të huajt dhe nga diaspora, kërkojnë gjithmonë prona në vijë të parë. Ndërtimet e reja në vijë të parë janë të pakta. Për këtë arsye, çmimet janë rritur”.

Përfaqësuesi i agjencisë së pasurive të patundshme, “Century 21 EON”, shton se në Durrës ka ende prona me çmime ekonomike, të cilat preferohen më shumë nga vendasit.

“Apartamentet e ndërtimeve të 10 apo 15 viteve më parë në Golem po shiten me çmime ekonomike 600-650 euro/m², që parapëlqehen nga vendasit. Ndërsa ndërtimet e reja në Golem këtë vit, që shtrihen në vijën e fundit, janë me çmim 800 – 850 euro/m²”.

Po kush po blen në bregdetin e Durrësit? Arian Gjuzi pohon se krahasuar me vjet, kërkesa për prenotim blerjesh nga çekët dhe polakët që dominuan tregun është në rënie mbi 50%.

Sipas tij, kjo ka ndodhur prej pasigurisë së shpenzimeve për shkak të luftës Rusi-Ukrainë. Kërkesa për apartamente kryesohet më pas nga shtetasit nga diaspora, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Ndërsa nga vendasit, kërkesa është e përqendruar vetëm te banorët e kryeqytetit, blerësit nga rrethet janë të papërfillshëm.

“Të huajt po blejnë apartamente me qëllim investimi, për dhënie me qira nëpërmjet platformave ndërkombëtare. Kjo po ndodh edhe me investimet e emigrantëve të Zvicrës, diasporës apo të rajonit.

Ndërsa kërkesa nga vendasit është shumë e ulët, për shkak të çmimit të lartë. Niveli 1,500 euro për metër katror në vijën e parë të ndërtimit është një çmim i papërballueshëm për shqiptarët”, thekson z. Gjuzi.

Agjencitë e pasurive të patundshme pohojnë se çmimet në bregdetin e Durrësit kanë arritur pikun dy vitet e fundit dhe nuk parashikohet më rritje.

Ekspertë të tregut shtuan se kërkesa nga të huajt ka rritur çmimin në Durrës. Edhe shumë apartamente sipas konstatimeve të agjencive real state në vitet 2019-2021 u blenë nga agjencitë polake dhe çeke me çmim 500 euro/m² dhe u rishitën te shtetasit e huaj me çmim 750 euro/m², shkruan alb.info

Agjencitë imobilare e konsiderojnë këtë një faktor që ka nxitur rritjen e çmimeve të pronarët e tjerë që rishisnin apartamentet.

Tags: Bregdeti shqiptarÇmimet e lartaVera
Postimi i mëparshëm

Ja se ku do të mbahet Eurovision 2024

Postimi tjetër

Përkujton vëllezërit Bytyqi, Haradinaj: Nuk do ndalemi në përpjekjet për të çuar drejtësinë në vend

Të ngjajshme Postime

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli
Shqipëri

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë
Shqipëri

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh
Shqipëri

Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

16 October 2025
Incidenti i sopranos Eva Golemi gjatë shfaqjes La Traviata, reagon TKOB: Gjendja shëndetësore e qëndrueshme
Shqipëri

Incidenti i sopranos Eva Golemi gjatë shfaqjes La Traviata, reagon TKOB: Gjendja shëndetësore e qëndrueshme

28 September 2025
Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse
Shqipëri

Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse

25 September 2025
Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve
Shqipëri

Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve

24 September 2025
Postimi tjetër
Përkujton vëllezërit Bytyqi, Haradinaj: Nuk do ndalemi në përpjekjet për të çuar drejtësinë në vend

Përkujton vëllezërit Bytyqi, Haradinaj: Nuk do ndalemi në përpjekjet për të çuar drejtësinë në vend

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu