Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar i ka reaguar Kryediplomates së Kosovës Donika Gervalla -Shwarz e cila goditi BE-në duke quajtur të paaftë për të ofruar siguri për rajonin.
Escobar ka thënë se i vjen keq që duhet të dalloj me minsitren Gërvalla, duke shtuar se çdo gjë pozitive i ka ndodhur rajonit si rezultat i bashkëpunimit SHBA dhe BE, shkruan Gazeta Express.
“Më vjen keq, që dua të dalloj këtu me kolegen time nga Kosova, por çdo gjë pozitive që ka ndodhur në Ballkan në gjeneratën e fundit është arritur me bashkëpunimin e kombinuar SHBA-BE. Integrimi mbetet aspirata jonë më e lartë për rajonin” ka theksuar diplomati amerikan.