Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiqi e quan gënjeshtër brutale deklarimin e ish-deputetit të PDK-së dhe ish-anëtarit të UÇK-së Hysen Berishës i cili tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq Ivica Daçiq janë marrë në pyetje nga Gjykata Speciale në Hagë ndërmjet 26 dhe 28 qershori, transmeton InLajmi
Daçiq,i bëri thirrje Gjykatës Special që të demantoj pretendimet e Hysenit.
Daçiq, tutje tha se deklarimet e tilla janë një luftë speciale propagandistike e Prishtinës kundër Serbisë.
“Shembulli i fundit është gënjeshtra brutale dhe e paturpshme e thënë nga deputeti i PDK-së dhe ish-anëtari i UÇK-së, Hysen Berisha, se presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe unë jemi marrë në pyetje nga Gjykata Speciale në Hagë në mes të 26 dhe 28 qershor për krimet në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë. Sa e madhe është një gënjeshtëra, mund të dëshmohet nga fakti se gjatë asaj periudhe presidenti Vuçiq hapi një fabrikë në Valjevë afër Beogradit”, tha Daçiq për Tanjug..
Daçiq theksoi se presidenti Vuçiq nuk ka qenë në Hagë, por siç thotë ai, atë ditë, më 26 qershor, ka folur në telefon me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, për tejkalimin e situatës së vështirë të shkaktuar në Kosovë, siç tha ai nga çmenduria dhe terrori i Albin Kurtit ndaj popullit serb.
“Do t’ia kujtoj Hysenit se nuk është Vuçiq dhe Daçiq në Hagë, por presidenti i tijj Hashim Thaçi dhe dhjetëra të tjerë, të cilët akuzohen për krime lufte ndaj serbëve dhe shqiptarëve që ishin kundër UÇK-së”, tha Daçiq/InLajmi/