Reagimin kur pranuan ëmbëlsira dhe e takuan kryeministrin e kishin kryesisht pozitiv.
Por 40 kolegëve të tyre mesa duket nuk është që u ka pëlqyer sjellja e Qeverisë ndaj tyre.
Kjo pasi që Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se që nga janari e deri në korrik të këtij viti, 40 zyrtarë policorë janë dorëhequr nga detyra e tyre për shkak të pakënaqësive.
Arsye për këtë gjendje, sipas njohësve të sigurisë, ka me bollëk.
“Ndërlidhet kryesisht me cështjen e ligjit të pagave sepse pjesa më kruciale e këtyre zyrtare tanimë 40 që kanë lënë detyrën në 2021-ën janë si shkaktar të meritokracisë, mungesës së pagës së dinjitetshme por njëkohësisht edhe mungesa e pagesës së rrezikshmërisë”, ka deklaruar Drizan Shala – Njohës i sigurisë.
Ndërsa, ish-drejtori i Policisë së Kosovës Reshat Maliqi, po vlerëson se aktualisht zyrtarët policorë duhet të jenë më të durueshëm.
“Besoj që duhet edhe pak durim sepse shteti është duke me u marr me çështje shumë serioze dhe besoj që ekziston edhe gatishmëria edhe e menaxhmentit të Policisë dhe ministrisë së Punëve të Brendshme që të ndërmarrin diçka a në përmasimin e kushteve të punës dhe hapësirave për policinë për pajisje e gjëra por ndoshta nuk i kanë mundësitë të plotësohen të gjitha kërkesat që ata i kanë për momentin”, ka thënë Maliqi.
Si pasojë e moszbatimit të plotë të Ligjit të Pagave, Policia e Kosovës nuk ka marrë shtesat për rrezikshmërinë tash e 5 muaj.
Angazhimi dhe përballja me rrezikun ka qenë e përditshme, sidomos në tensionet e krijuara në veri të Kosovës, për më shumë se një muaj tashmë, shkruan TV Dukagjini
Përndryshe, të enjten Policia e Kosovës ka shpallur një konkurs të ri për pranimin e zyrtarëve policorë.