Komuna e Mitrovicës ka ndarë nga 2.500 euro për 186 familjet e prekura nga vërshimet e para disa muajshe, përcjell InLajmi
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoresha e Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Igballe Islami.
Tutje, ajo ka bërë të ditur se buxheti komunal i ndarë për këto familje është në vlerë totale 465.000 euro.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë,
Bazuar në propozimin e kryetarit Bedri Hamza dhe vendimin e asambles komunale për ndarjen e 2500€ për ekonomitë familjare që kanë pësuar dëme si pasojë e vërshimeve të janarit në komunën e Mitrovicës, pas pranimit të listës nga komisioni sot është bërë ekzekutimi i mjeteve financiare në llogaritë bankare të përfituesëve.
186 familje kanë përfituar nga buxheti komunal, në vlerë totale 465,000.00 €.
Si qeverisje komunale zotohemi që do të vazhdojmë të përkujdesemi për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të komunës tonë. /InLajmi/