Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur, Bajram Qerkini tha se nuk po bëhet asgjë për të zhdukurit.
Ai tha se pushteti po bënë lojëra vetëm për të arsyetuar pagat që i marrin.
“Jo mjaftueshëm, por mundem me thënë që këto lojëra që po bëhen edhe po gërmojnë qaty ku po dyshohet, është dyshu para 5–6 vjete, mbetje mortore, sdi çfarë, krejt janë arsyetim i tyre për atë pagë që po e marrin, asgjë tjetër. Janë lojërat e tyre për me arsyetu pagat që i marrin”, tha ai.
Qerkini i zhgënjyer thotë se duhet të turpërohen ata që e dinë vendin e të zhdukurve e nuk po e tregojnë.
“Marri ju qoftë vendorëve, dhe atyre ndërkombëtarëve që e dinë e nuk po na ndihmojnë”, tha Qerkini.
Gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 rreth 13.000 njerëz nga të gjitha bashkësitë etnike u vranë, mbi 800.000 u zhvendosën dhe rreth 1.600 janë të zhdukur, shkruan FrontOnline.
Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varreza masive në Serbi.