Projektet muzikore këtë verë nuk kanë të ndalur, kësaj radhe rep-artistja nga Prizreni Doruntina Shala që ndryshe njihet si Tayna, ka publikuar këtë të mërkurë këngën e re, me titullin “Kalle”, përcjell InLajmi.
Teksti i këngës është shkruar nga vet reperja në bashkëpunim me Geson, ndërkohë që producimi u bë nga Big Bang.
Këngëtarja tha se kjo këngë i’u dedikohet të gjitha çifteve që janë ndarë, për t’ua bërë me dije partnerëve se çfarë kanë humbur.
“Kalle” tani mund ta gjeni në kanalin YouTube, dhe në kanalin zyrtar të Friends Entertainment.
Kujtojmë se rep-artistja është shumë aktive edhe me projekte muzikore edhe me koncerte /InLajmi/