Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 25 vjetorin e betejës së Loxhës, i cili tha se atu u shënua një kapitull i lavdishëm i luftës për liri, përcjell InLajmi.
Haradinaj me rastin e kësaj date përkujtoi ushtarët e UÇK-së Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj.
Ai tutje kujtoi edhe luftëtarët nga fshati Rudicë, Nimon Bajraktari, Haki Ahmetxhekaj e Bashkim Mehmetaj, që ranë në rrugën e tyre për të sjellur armët e lirisë, ku në të njëjtën ditë ra dhe bashkëluftëtari Arsen Mazrekaj.
Postimi i plotë i tij:
Para 25 viteve, Loxha heroike u përball me armikun, duke shënuar një kapitull të lavdishëm të luftës sonë për liri.
Sot, kujtojmë trimat e UÇK-së dhe ata që u përjetësuan: Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj.
Po ashtu, kujtojmë luftëtarët nga fshati Rudicë, Nimon Bajraktari, Haki Ahmetxhekaj e Bashkim Mehmetaj, që ranë në rrugën e tyre për të sjellur armët e lirisë. Në të njëjtën ditë ra dhe bashkëluftëtari Arsen Mazrekaj.
Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!/InLajmi/