Alisa Braho, gazetare, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka qenë i pari që e ka hedhur gurin kundër Albin Kurtit.
Ajo ka thënë se kur plasi çarja në Vetëvendosje gjatë vitit 2017, Rama ishte prononcuar për këtë çështje.
”Edi Rama ka qenë ai person i cili e ka hedhur i pari gurin ndaj Albin Kurtit që në viitn 2017 e mbani mend ju me Vetëvendosjen se çfarë kontribuo ka dhënë ai, dhe si filloi të fliste e dim të gjithë ne, çfarë pune kishte ai që të prononcohej për krizën në një partie politike“, ka thënë Braho.
Para kësaj, Braho i tha Teutë Rrushtës të PSD-se se çfarë është autokraci tregon se ”ajo mund të flasë në Prishtinë, por edhe Braho në Tiranë“, shkruan Gazeta Express
Për këtë Blerim Latifi iu kundërpërgjigj Brahos duke thënë se ”nuk lë rast pa e sulmuar Edi Ramën“.