“Edhe 1000 herë të kthehesha pas, do ta bëja sërish.” Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama për nismën e Ballkanit të Hapur nga Maqedonia e Veriut ku po mban një konferencë për shtyp me homologun Dimitar Kovaçevski.
Kreu i qeverisë ka nisur sot turin e Ballkanit, i cili bëhet në kuadër të Procesit të Berlinit.
I pyetur nga gazetarët nëse mori mësim nga Ballkani i Hapur dhe fakti që Kosova mbeti jashtë, Rama theksoi se nisma nuk është aspak përjashtuese teksa shtoi se në kuadër të saj janë ndërmarrë 72 iniciativa në rajon
Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, vlerësoi po ashtu rolin që nisma Ballkani i Hapur pati në rajon, shkruan A2CNN.
Ai shfrytëzoi gjithashtu rastin për të bërë thirrje për de-përshkallëzimin e situatës Kosovë-Serbi ndërsa u bëri thirrje palëve që të zbatojnë obligimet e marra me ndërmjetësim të ndërkombëtarëve.