I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me të cilin kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës përcjell InLajmi
Lajçak pas takimit me presidentin serb është shprehur se biseda ka qenë e sinqertë për të hapur rrugën drejt normalizimit të situatës në veri dhe kthimit në dialog.
Ndryshe të martën Lajçak ishte për vizitë në Kosovë ku u takua me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani.
Postimi i plotë i tij:
Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të hapur për rrugën përpara, duke përfshirë nevojën për zgjedhje të reja lokale [në veri] me pjesëmarrjen e serbëve dhe kthimin në dialog. Takimi dhe udhëtimi ndihmuan për të qartësuar hapat e ardhshëm /InLajmi/