Ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi në një intervistë ka folur për kohën sa ka qenë pjesë e VV-së.
Ai ka thënë se në Vetëvendosje ka ekzistuar një dhomë ku kanë qëndruar 20 persona të cilët janë marrë me linçime publike ndaj atyre që kanë kundërshtuar VV-në.
“Në Vetëvendosje ka ekzistuar një dhomë me 20 persona që janë marrë me linçime publike. Kush është larguar nga VV-ja është linçuar nga ata persona’’, ka thënë Krasniqi, shkruan Lajmi.net
Krasniqi ishte deputetë në Kuvendin e Kosovës gjatë viteve 2010-2014.