Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, me 6-të vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenime e ka përcjellë për në Kryesi për lexim të 2-të Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, përcjell InLajmi.
Gjatë kësaj mbledhje u tha se risia që sjell kjo konventë është obligimi për të pas koordinim ndërinstitucional dhe promovim për mbrojtjen nga dhuna në familje, dhunë ndaj grave.
Ish-Avokat i Popullit Hilmi Jashari, tha se është qëllimi i zbatimit të Konventës së Stambollit është hyrja në fuqi e këtij ligji, me synim promovimin e të drejtave.
“Ky ligj ka për qëllim me sjell pajtueshmërinë, ligji për mbrojtjen nga dhuna në familje, me obligime që rrjedhin nga Konventa. Risia kryesore që sjell konventa është obligimi përpos koordinim ndërinstitucional dhe promovim për mbrojte nga dhuna në familje, dhuna në baza gjinore dhe ndaj grave”, tha Jashari.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arjeta Fejza, tha se kërkon që institucionet e sigurisë, që t’i mbajë paratë e imta, në mënyrë që kur të raportohet rasti i gruas dhe potencialisht të ketë fëmijë me vete, asaj t’i sigurohet qumështi për fëmijë.
Me këtë propozim u pajtua edhe kryetarja e Komisionit Duda Balje, duke thënë se pjesëtarë të Policisë kanë paguar nga xhepi i tyre, ku u vendos një periudhë 6 mujore për këtë propozim /InLajmi/