Qëndrimet e kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, krahas situatës në veri i ka komentuar deputetja e Grupit Multietnik, Duda Balje.
Balje tha se sa ka fuqi Kurti të ndryshoj qëndrimet e Serbisë duhet t’i shohim.Ajo thotë se kryeministrin nuk mund ta ndalin, pasi sipas saj, ai ka mendime të forta.
“Qëndrimet shumë të forta të Kurtit, nuk besoj që mundin ta ndalin pasi e ka mendimin e fortë deri në fund jam shumë e sigurt që ana e Serbisë nuk dorëzohet ata me pas mundësinë me shkuar deri në fund ata shkojnë, kryeministri sa ka fuqi me ndërruar këtë veç mundemi me pa”, deklaroi deputetja Balje.
Deputetja Balje thotë se sanksionet e BE-së, nuk krahasohen me çmimin e territorit të Kosovës.
Ajo tha se karshi kësaj situate Kurti ka një mendim të cilit do t’i shkojë deri në fund, shkruan FrontOnline
“Jemi duke paguar çmim me sanksione e të gjitha, por a mundemi me barazuar çmimin me territorin me bërë një ekuilibër mes këtyre situatave mundemi me pa vetëm me kohë, kryeministri ka një mendim dhe unë sa e njoh kryeministrin ai do të shkojë deri në fund me mendimin dhe veprimin te cilin e ka vendosur ai me marr”, tha deputetja Balje.