Vendimi i Aleatëve të NATO-së ka vendour që Jens Stoltenberg që të vazhdojë edhe një mandat si Sekretar i Përgjithshëm deri më 1 tetor 2024, përcjell InLajmi.
Stoltenberg u shpreh i lumtur nga ky vendim i Aleatëve të NATO-së për zgjatjen e mandatit të tij si Sekretari i Përgjithshëm.
Ai tha se lidhja transatlantike midis Evropës dhe Amerikës së Veriut ka siguruar lirinë dhe sigurinë tonë për gati 75 vjet, dhe në një botë më të rrezikshme, Aleanca jonë është më e rëndësishme se kurrë.
Postimi i plotë i tij:
I nderuar nga vendimi i Aleatëve të NATO- s për të zgjatur mandatin tim si Sekretar i Përgjithshëm deri më 1 tetor 2024. Lidhja transatlantike midis Evropës dhe Amerikës së Veriut ka siguruar lirinë dhe sigurinë tonë për gati 75 vjet, dhe në një botë më të rrezikshme, Aleanca jonë është më e rëndësishme se kurrë/InLajmi/