Njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu gjatë komentimit të vendimeve të kryeministrit, Albin Kurti ka thënë se i njëjti po e rrezikon interesin kombëtar në jug të vendit e jo në veri.
Spahiu gjatë debatit me Matoshi tha se më shumë ka kriminelë në Prishtinë sesa në veri të vendit, duke theksuar nevojën që të trajtohen edhe këto probleme
“S’e di si ka me përfundu ai betejën, e di interesin kombëtar. Njëherë për njëherë ai interesin e Kosovës po e rrezikon në jug të Kosovës jo në veri, me korrupsion. Interesi kombëtar i Kosovës po rrezikohet në Prishtinë më shumë sesa në veri. Po ka e vërtet që ka. Se ti po e kritikon për veriun, s’po e kritikon për Prishtinën.”, tha ai
Matoshi e pyeti Spahiun se meqenëse paska më shumë kriminelë në Prishtinë, përse s’po e ndërtoni koncesusin patriotik këtu por në veri, , shkruan Gazeta10.
“Edhe ai ka thënë që për metër katror më shumë kriminel ka në Prishtinë sesa në veri a? Po a? E pse kur pe ndërtoni koncesusin patriotik në veri, pse s’pe boni në Prishtinë? S’o tema për Prishtinën. S’po na len as me u merr me të tjerat.”, tha Matoshi.