Në partneritet me BE-në dhe UNDP-në, Qeveria e Kosovës ka përfunduar restaurimin e 3 aseteve Ortodokse Serbe që janë të mbrojtura nga ligji i Kosovës, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili tha se ky restaurim është një rezultat i madh për trashëgimin kulturore dhe atë fetare.
Tutje ai tha se prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës është që të gjithë të jenë të barabartë pavarësisht etnisë apo fesë.
Postimi i plotë i tij:
Në partneritet me BE-në dhe UNDP-në, ne kemi arritur një rezultat të madh për trashëgiminë kulturore dhe fetare: Restaurimi i 3 aseteve të Kishës Ortodokse Serbe të mbrojtura nga ligji i Kosovës ka përfunduar tani. Trajtimi i barabartë i të gjitha grupeve etnike dhe fetare në Republikën e Kosovës është prioritet i Qeverisë sonë/InLajmi/.