Pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kryeministri holandez, Mark Rutte është shprehur i shqetësuar për gjendjen e tensionuar në veri të Kosovës dhe këtë e ka theksuar në takimet me liderët e vendit,raporton InLajmi.
Tutje ka shtuar Rutte se dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm për integrim në Bashkimin Evropian.

Rutte kujtoi se “Holanda dhe Luksemburgu ishin ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

Gjithashtu Rutte vuri në theks se “Holanda është investitori i 3 më i madh në Kosovë”.
“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës e ka bërë këtë më të rëndësishme se kurrë më parë. Dhe këtu stabiliteti regjional është proces tejet i rëndësishëm dhe sot i kemi shprehur brengat tona për ngritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Rutte, duke shtuar se përfshirja jonë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është më e afërt se kurrë mund të them/InLajmi/.