Pas publikimit të videos nga Lëvizja VetëVendosje ku ironizohet me veprimet e opozitës ka reaguar deputetja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili, përcjell InLajmi.
Ajo ka thënë se kjo video e partisë në pushtet vjen pas iniciativës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për takime me shoqëri, biznese, me aktrë të tjerë të shoqërisë në lidhje me situatën dhe sigurinë në vend.
Ndërkohë deputetja Kica-Xhelili shprehet sikur dikush e ka pyetur atë se si do të jetë reagimi i partisë në pushtet pas iniciativës së LDK-së në pushtet.
Pastaj përgjigja e saj është se nuk do të ketë asgjë më shumë se sa sondazhe fake, video propaganduese, panikë.
Postimi i plotë i saj:
Më pyeti dikush dje: “A thu çka ka me qenë reagimi i pushtetit për iniciativën e LDK-së?”
I thash:
Sondazhe fake
Video propaganduese
Panikë
Më paska ikë mungesa e shijes/kreativitetit në video/InLajmi/.