Me rastin e 247 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës urimeve i’u ka bashkangjitur edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, përcjell InLajmi.
Aliu SHBA-në e quajti kombi që paraqet djepin e demokracisë, krahun e kudogjendur të mbështetjes, lirisë e Shtetndërtimit të Kosovës.
Kryetari i Ferizajt u shpreh mirënjohës dhe falënderues ndaj SHBA-së dhe popullit amerikan.
Postimi i plotë i tij:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 247 vjetorin e Pavarësisë, kombi që paraqet djepin e demokracisë, krahun e kudogjendur të mbështetjes, lirisë e shtetndërtimit të Kosovës.
Përjetë mirënjohës e falënderues!
Gëzuar ditëlindjen Amerikë/InLajmi/.