Analisti politik, Krenar Shala këtë të martë ka pasur një lutje për kryeministrin e vendit, Albin Kurti, përcjell InLajmi
Shala kërkoi nga Kurti që mos ta çoj vendin në zgjedhje, ngase sipas tij rrezikojmë që të mbesim pa opozitë pas zgjedhjeve.
Ai shtoi se populli i Kosovës e ka votuar këtë qeveri për ni mandat të plotë.
Postimi i plotë i tij:
Kryeministër, t’lutna mos e dërgo venin në zgjedhje se ka gjasa që mesim pa Opozitë pas zgjedhjeve të ardhshme. Kjo nuk osht mirë as për ty, as për Kosovën. Populli e ka votu këtë qeveri për ni mandat të plotë.
☞ Përkthyesja qëllimisht apo gabimisht e ka përkthy dje fjalimin e ish presidentit Bill Clinton në Tiranë. Ai thotë: “Kosovarët i kanë krijuar ato katër qytete në të të mirë të serbëve për tu dhënë 4 kryetar më tepër. Kshtu që mendoj që ata kanë bërë gabim që nuk kanë votuar.” E jo qysh po e përkthen përkthyesja qëllimisht apo gabimisht: …kshtu që mendoj ata se tani kanë bërë një gabim të votojnë”.
☞ Videoja që u bo virale ku shihet një imam duke e ngritur flamurin amerikan diku në Kosovë ish dashtë me konë njëra ndër videot me ma së shumti shpërndarje në rrjetet shoqërore. Epike! /InLajmi/