Lideri i Lëvizjes Serbe në Qendrë, Zdravko Ponosh, ka thënë se serbët në Kosovë nuk mund të mbështeten tek askush, prandaj po shpërngulen,transmeton InLajmi.
Sipas tij për situatën e krijuar në veri përgjegjësinë e kanë të gjithë akterët e përfshirë.
Tutje thekson Ponosh se situata në veri është më e keqe se para fillimit të raundit të fundit të negociatave dhe më e keqja që nga masakra e vitit 2004”, tha Ponosh
“Është sikur të gjithë presin migrimin e përshpejtuar. Duket se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe akterët ndërkombëtarë “e shohin sipas sistemit, kur nuk do të ketë serb, atje nuk do të ketë më probleme.”, tha Ponosh për Gazetën Nova.
Ponosh tha se Vuçiq ka dorzuar gjithçka në Kosovë.
“Është e pandershme kur Vuçiq mburret për mbrojtjen e një bluze që thotë se dorëzimi nuk është një opsion, pasi ai dorëzoi gjithçka në Kosovë” , tha Ponosh/InLajmi/