Kjo “birucë”, siç e quan ai me humor, i lejon të vëzhgojë të shtënat me fishekzjarrë ose tymuese nga adoleshentët e rebeluar pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel nga policia.
“Ishte situatë e nxehtë“, pranon ai.
Që atëherë, ai dhe ekipi i tij komunal kanë qëndruar në bashkinë e qytetit çdo mbrëmje, nga ora 23:00 deri në orën 03:00 dhe kanë lënë dritën ndezur për të treguar se ka prezencë njerëzish.
“Në fillim u ndamë në dy grupe”, shpjegon Laurence Trouzier-Evêque, nënkryetarja e bashkisë, duke shijuar një copë byreku të sajuar nga kolegët e saj.
“Por në fund atmosfera është e mrekullueshme dhe vendosëm të qëndrojmë bashkë”, shtoi ajo.
Ata gjithashtu mund të mbështeten te disa banorë vendas të cilët qëndrojnë roje para dyerve të hyrjes. Në katin e poshtëm, Stéphane dhe Bruno, një punonjës i bashkisë dhe një zyrtar i zgjedhur, synojnë të mbrojnë institucionin e tyre.
Nëse këtë të dielë në mbrëmje, atmosfera mbetet e qetë si dy netët e fundit, por ata janë gjithsesi të bindur për të bërë roje.
“Për sa kohë ka revoltë, duhet të qëndrojmë“, siguron Stéphane.