Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan ka përfunduar me sukses programi individual rehabilitues i radhës me titullin, “Biseda për ndryshim”.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, pas përfundimit të programit u shprehën të kënaqur me ç`rast vlerësuan se nga ky program kanë mësuar të zhvillojnë mendime të përgjegjshme për jetë në pajtim me ligjin, shkruan Telegrafi
“Trajnimi është udhëhequr nga zyrtarët për punë sociale, ndërsa certifikatat u ndanë dhe nga Drejtorati i Trajtimit të të Burgosurve dhe të Miturve. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë të mbajë trajnime të tilla edhe me grupe të tjera. Përmes këtyre aktiviteteve, SHKK synon të ndikoi në rehabilitimin, risocializimin e të burgosurve dhe kthimin e tyre në shoqëri”, thuhet në njoftim.