• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 3 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Sipas të dhënave të ASK-së, paga mesatare bruto për 10 vjet, është rritur në 138 euro

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
2 July 2023
në KRYESORE
0 0
0
Sipas të dhënave të ASK-së, paga mesatare bruto për 10 vjet, është rritur në 138 euro
0
SHPERNDARJE
142
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Nga viti 2015, paga e Ridvan Berishës punëtor në sektorin e ndërtimit në Kosovë është rritur jo më shumë se 100 euro.

Për punën që bën në një kompani private, para 8 vjetësh është paguar rreth 450 euro bruto, kurse sot merr rreth 550 euro.

“Çfarë të them, ndoshta 100 euro duken shumë, por krahasuar me çmimet sa janë rritur, sidomos vitin e kaluar, kjo rritje është shumë pak”, thotë Berisha.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, paga mesatare bruto në vend, për 10 vjet, është rritur 138 euro. Nga 383 euro sa ka qenë në vitin 2012, ajo është bërë 521 euro në vitin 2022.

Nga aktivitetet ekonomike, pagat më të larta në Kosovë janë në sektorin e energjisë ku arrijnë në afro 970 euro pasuar nga sektori i informimit dhe komunikimit, ku janë afro 900 euro. Paga më e ulët, në vlerë prej 323 eurosh, është tek akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim.

Ekspertë të çështjeve ekonomike thonë se niveli i ulët i rritjes së pagës mesatare në Kosovë është pasojë e zhvillimit të ngadalshëm ekonomik gjatë një dekade.

Në dhjetë vjetët e fundit, rritja mesatare ekonomike në Kosovë ka qenë 4 për qind deri në 5 për qind. Të dhënat e fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim tregojnë se në vitin 2023, Kosova do të ketë rritje ekonomike për 3.5%, ndërsa në vitin 2024 për 4%.

Profesori i Makroekonomisë dhe Mjedisit në Biznes në Universitetin e Prishtinës, Nagip Skënderi thotë se në Kosovë nuk ka pasur ristrukturim të ekonomisë, gjë që, sipas tij, do të mundësonte zhvillim më të madh.

“Ne, si ekonomi e Kosovës, më shumë jemi përqendruar në sektorin e shërbimeve, sesa në prodhim, dhe kjo ka bërë që të ketë paga të ulëta. Gjithkund shërbimet paguhen më pak se shërbimet e prodhimit”,thotë Skënderi.

Në programin katërvjeçar të Qeverisë aktuale të Kosovës qëndron zotimi për orientimin e ekonomisë kah prodhimi dhe eksporti. Qeveria zotohet se do t’i mbështesë bizneset në blerjen e makinerisë prodhuese dhe përpunuese, me synim digjitalizimin e procesit të përpunimit dhe rritjen e kapaciteteve përpunuese dhe prodhuese.

Këtë muaj, Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë e Kosovës ofroi përkrahje financiare, në vlerë prej një milion eurosh, për blerjen e makinave prodhuese dhe përpunuese për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme prodhuese. Qëllim i përkrahjes së këtyre bizneseve u tha se është rritja e investimeve, rritja e konkurrencës dhe hapja e vendeve të reja të punës.

Berim Ramosaj, ligjërues i lëndëve ekonomike në Universitetin e Prishtinës thotë se produktiviteti i punës në Kosovë është i ulët, në veçanti në sektorin publik, andaj edhe pagat, sipas tij, janë solide.

“Nëse e shohim në aspektin e logjikës ekonomike, vërtet lë për të dëshiruar niveli i produktivitetit në sektorin publik, kur kemi parasysh se edhe jemi të mbingarkuar me numrin e të punësuarve. Kështu që, faktikisht, sado që na duket se është pagë e ulët në sektorin publik, mendoj se është mjaft e lartë, marrë parasysh shkallën e ulët të produktivitetit të punës”, thotë Ramosaj.

Mbi 80.000 të punësuar në sektorin publik në Kosovë marrin pagë mesatare bruto 604 euro, ndërsa paga mesatare bruto në sektorin privat është 473 euro. Nivelin e pagës mesatare bruto në Kosovë e ka diktuar edhe paga minimale, e cila nga viti 2011 nuk ka ndryshuar dhe sillet nga 130 deri në 170 euro.

Në 10 vjetët e fundit, qytetarët e Kosovës janë përballur me rritje të çmimeve të konsumit gjë që ka ndikuar në standardin e tyre jetësor. Nëse krahasohet viti 2012 me vitin 2022, norma mesatare e inflacionit është 9.1% më e lartë.

Rritje më e theksuar e çmimeve të konsumit është shënuar në vitin 2022, kur norma mesatare e inflacionit ka qenë gati 12 për qind.

Ridvan Berisha thotë se, me pagën që merr, nuk arrin t’i blejë gjërat e njëjta që i ka blerë vetëm një apo 2 vjet më parë për familjen e tij 5 anëtarëshe.

“Krejt sendet ushqimore janë më shtrenjtë. Çmimet janë rritur shumë”, thotë ai.

Nga viti 2021 deri në vitin 2022, kur çmimet e konsumit kanë shënuar rritjen më të lartë, paga mesatare bruto në Kosovë është rritur për vetëm 37 euro.

Inflacioni në Kosovë, si gjetiu në botë, ka marrë hov në vitin 2021, si pasojë e çrregullimeve në tregje që ka shkaktuar pandemia COVID-19, ndërsa ka vazhduar edhe gjatë 2022 shit, sidomos pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, në shkurt të atij viti. Aktualisht, gjendja është më stabile.

Mbi 86 mijë të punësuar brenda dhjetë vjetësh

Kosova, ndër vite, ka pasur shkallë të lartë të papunësisë. Në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave, të cilat mbulojnë tremujorin e parë të vitit 2022, papunësia llogaritet të jetë 16.6%.

Numri i të punësuarve në 10 vjetët e fundit, sipas të dhënave të ASK-së, ka shënuar rritje për 86.000 në vitin 2012 ka qenë 302.000, ndërsa më 2022 ka qenë 388.000.

Shqetësuese për ekspertët e ekonomisë mbetet rënia e numrit të punëkërkuesve të regjistruar.

Skenderi thotë se janë pagat e ulëta ato që i kanë dekurajuar të rinjtë të kërkojnë punë.

“Çdo vend fillimisht duhet të krahasohet me vendet e rajonit. Në shtetet fqinje të Kosovës, si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut. Paga mesatare që ofrohet është 900 euro, e, në anën tjetër, Kosova ka një pagë mesatare shumë më të ulët. Në këtë kontekst, pagat që ofrohen në Kosovë janë dekurajuese për të rinjtë”, thotë Skenderi, shkruan REL

Numri i punëkërkuesve të regjistruar në qendrat rajonale në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare në vitin 2013, ka qenë rreth 300.000. Ky numër, ndër vite, ka rënë për rreth 280.000.

Tags: ASKFinancatMinistria e Industrisë
Postimi i mëparshëm

Nga nesër do mbyllet bulevardi “Xhorxh Bush” për qarkullim të mjeteve deri me 14 korrik

Postimi tjetër

Sa është Kosova e përgatitur për fatkeqësitë natyrore?

Të ngjajshme Postime

Mustafa komenton deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin: S’bëhet politikë me njerëz që luftuan
KRYESORE

Mustafa komenton deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin: S’bëhet politikë me njerëz që luftuan

3 July 2025
Kuvendi në përpjekjen e 41-të për konstituim, shoqëria civile i thotë “boll!”
KRYESORE

Kuvendi në përpjekjen e 41-të për konstituim, shoqëria civile i thotë “boll!”

3 July 2025
Peci: Ka paqartësi kushtetuese, presidentja mund t’i drejtohet Kushtetueses për afatin 30-ditor
KRYESORE

Peci: Ka paqartësi kushtetuese, presidentja mund t’i drejtohet Kushtetueses për afatin 30-ditor

3 July 2025
Diskutimet për zhbllokim: Presidentja Osmani takohet edhe me deputetin Fikrim Damka
KRYESORE

Diskutimet për zhbllokim: Presidentja Osmani takohet edhe me deputetin Fikrim Damka

3 July 2025
Gruda: Janë në burg për Kosovën, Kurti s’duhet të bëjë ”hajgare” me Thaçin e Veselin
KRYESORE

Gruda: Janë në burg për Kosovën, Kurti s’duhet të bëjë ”hajgare” me Thaçin e Veselin

3 July 2025
Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet, dhe si anti-Kosovë
KRYESORE

Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet, dhe si anti-Kosovë

2 July 2025
Postimi tjetër
13 të vdekur shkak i vërshimeve në Itali

Sa është Kosova e përgatitur për fatkeqësitë natyrore?

Lajmet e fundit

Mustafa komenton deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin: S’bëhet politikë me njerëz që luftuan

Mustafa komenton deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin: S’bëhet politikë me njerëz që luftuan

3 July 2025
Zogaj paralajmëron lëndë në Gjykatë: Kushtetuta po shkelet çdo ditë me vetëdije nga VV

Zogaj paralajmëron lëndë në Gjykatë: Kushtetuta po shkelet çdo ditë me vetëdije nga VV

3 July 2025
Kuvendi në përpjekjen e 41-të për konstituim, shoqëria civile i thotë “boll!”

Kuvendi në përpjekjen e 41-të për konstituim, shoqëria civile i thotë “boll!”

3 July 2025
Babai i 3 fëmijëve dhe një futbollist i rëndësishëm për Liverpoolin dhe Portugalinë! Kush ishte Diogo Jota?!

Babai i 3 fëmijëve dhe një futbollist i rëndësishëm për Liverpoolin dhe Portugalinë! Kush ishte Diogo Jota?!

3 July 2025
Video/ “Një ditë që nuk do e harrojmë kurrë”! Postimi i fundit i Diogo Jotës nga dasma me partneren e tij, pak orë para aksidentit tragjik

Video/ “Një ditë që nuk do e harrojmë kurrë”! Postimi i fundit i Diogo Jotës nga dasma me partneren e tij, pak orë para aksidentit tragjik

3 July 2025
Lushtaku i reagon Kurtit: Flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin kriminal

Lushtaku i reagon Kurtit: Flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin kriminal

3 July 2025
OVL-UÇK: Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, frikë nga drejtësia e sulm ndaj vlerave të luftës

OVL-UÇK: Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, frikë nga drejtësia e sulm ndaj vlerave të luftës

3 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu