• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 25 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Sa është Kosova e përgatitur për fatkeqësitë natyrore?

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
2 July 2023
në KRYESORE
0 0
0
13 të vdekur shkak i vërshimeve në Itali
0
SHPERNDARJE
240
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kur flasim për fatkeqësitë natyrore, Kosova kanoset më së shumti nga vërshimet, tërmetet dhe zjarret e pyjeve.

Mirëpo, siç thotë drejtori ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti, nuk duhet neglizhuar as ortekët e borës e erërat e forta.

Ai ka dhënë disa rekomandime, për qytetarë e institucione, se si duhet të përgatiten para këtyre fatkeqësive.

Për vërshimet e javës së kaluar në Pejë, të cilat përveç dëmeve materiale, lanë të vdekur 2 persona, Ahmeti ka fajësuar mbylljen e përroskave dhe lumenjve.

Institucionet, siç thotë ai, për t’i parandaluar vërshimet e ardhshme, do të duhej t’i pastronin përroskat, lumenjtë, pusetat e ujëmbledhësit.

Ndërsa, për qytetarët, Ahmeti thotë se duhet një edukim e vetëdijesim më i madh, qoftë për përgatitje, qoftë për mbrojtje. Ai ka bërë thirrje që mos të hedhen mbeturina në lumenj e përroska.

“Kosova si shtet, sipas edhe disa organizatave ndërkombëtare që kanë bërë studime, kanoset kryesisht nga 3 fatkeqësi natyrore më së shumti, vërshimet, tërmetet dhe zjarret pyjore. Por, kjo nuk do të thotë se duhet neglizhuar fatkeqësitë e tjera natyrore si ortekët e borës, pastaj erërat e forta që fryjnë në Kosovë. Vërshimet godisin rajone të caktuara, largohen shpejt, mirëpo shkaktojnë dëme. Por, ç’është më e keqja, ato e rrezikojnë edhe jetën, siç e patëm qytetin e Pejës ku fatkeqësisht i patëm viktima dy qytetarë të Kosovës”.

“Si shkaktarë të mundshëm të këtyre vërshimeve, në vendet rurale por edhe në ato urbane, janë zakonisht mbyllja e përroskave apo e lumenjve të cilët mbyllen qoftë për shkak të hedhjes së mbeturinave të qytetarëve, qoftë për shkak të mospastrimit të tyre nga institucionet. Në vendet urbane zakonisht bëhen për shkak të infrastrukturës së dobët nëntokësore, ujësjellësi dhe kanalizimi të stërngarkuar”, u shpreh Ahmeti.

Ai tha se përveç dëmeve materiale, po rrezikohet edhe jeta e qytetarëve, të cilët i konsideron të pa informuar për fatkeqësitë natyrore.

“Institucionet nuk mund t’i parashikojnë vërshimet, mirëpo ata mund të punojnë që kur kemi shira më të dendur, të pastrohen përroskat, lumenjtë. Nëpër vendet urbane të pastrohen pusetat apo ujëmbledhësit, që në të shumtën e rasteve janë të mbyllura. Qytetarët të vetëdijësohen qoftë me fushata vetëdijesuese apo ndëshkuese, që të mos hedhin mbeturina në lumenj apo përroska sepse ato po mbyllen dhe uji po del nga shtrati dhe po verdhohet. Përveç dëmeve që po shkaktohen, po rrezikohet edhe jeta e qytetarëve”.

“Siç po shihet ata janë pak të informuar me fatkeqësi natyrore, duhet një informim më i gjerë shoqëror qoftë për vërshimet, qoftë për tërmetet, qoftë për zjarret e ndryshme…që ata të dinë edhe për rreziqet, por edhe për ndonjë masë mbrojtëse. Qytetarët duhet ta dinë që kur Instituti Meterologjik paralajmëron që mund të kemi të reshura më të mëdha, mund të kemi edhe vërshime”.

Ahmeti tha se reaguesit e parë pas këtyre fatkeqësive janë Policia, zjarrfikësit dhe shërbimet mjekësore emergjente. Për numrin e zjarrfikësve, ai konsideron se ka mungesë të tyre e se as pajisjet nuk i kanë në nivelin e duhur.

“Institucionet shtetërore gjithmonë duhet të jenë të përgatitura në mënyrë që nëse kemi ndonjë fatkeqësi natyrore të përmasave më të mëdha të jenë të gatshëm që t’u dalin në ndihmë qytetarëve në mënyrë të plotë, efikase dhe profesionale. Reaguesit e parë në rast të fatkeqësive natyrore janë zjarrfikësit e Kosovës, Policia e Kosovës dhe shërbimet mjekësore emergjente. Ekziston mungesë e stafit të zjarrfikësve dhe gjithashtu mjetet e pajisjet nuk janë të nivelit që do duhej të ishin për këto intervenime”.

 

E kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha për Ekonomia Online, se do të duhej të formohej Fondi Emergjent për Komuna.

Ibrahimi thotë se për shkak të “burokracisë së tepruar”, qytetarët e prekur nga fatkeqësitë natyrore, nuk po kompensohen edhe pas disa muajsh, duke përmendur si rast konkret, komunën e Rahovecit.

“Ne si asociacion edhe më herët kemi kërkuar një Fond Emergjent për Komuna. Kur kemi dukuri të tilla, institucionet e Republikës së Kosovës, edhe autoritete lokale e jo vetëm institucionet qendrore, t’u dalin në ndihmë qytetarëve të komunave përkatëse sa më shpejt”.

“Me këtë burokraci e cila është e paraparë me legjislacionin në fuqi, qytetarët e prekur nga vërshimet e muajit janar të këtij viti ende nuk kanë marrë ndonjë propozim nga niveli qendror dhe kjo është për të ardhur keq. Në bazë të informatave që kemi, në bazë të komunikimeve ditore që kemi me kryetarët, del që bujqit nuk janë kompensuar për dëmet e shkaktuara nga reshjet e vitit të kaluar, në veçanti në komunën e Rahovecit, ku kryetari Smajl Latifi e ka ngritur këtë shqetësim”.

“Si asociacion kërkojmë që këto politika shtetërore të ndryshohen. Kështu do të eliminohej burokracia që listat e të dëmtuarve së pari të aprovohen në kuvendin komunal, pastaj në Agjencinë për Emergjenca, prej Agjencisë për Emergjenca në komisionin vlerësues. Kemi burokraci të tepruar dhe për shkak të kësaj burokracie të tepruar”.

Ibrahimi shtoi se edhe legjislacioni, i cili përcakton veprimet në raste emergjencash, duhet të ndryshohet. Sipas tij, faji nuk qëndron tek niveli lokal, por tek ai qendror.

“E 2 është amandamentimi i legjislacionit i cili po krijon këso lloj burokracie që dora e shtetit të mos ndihet te qytetari. Komunat nuk kanë kapacitet financiare që të mbulojnë dëmet e shkaktuara nga vërshimet apo nga fenomenet natyrore sepse kjo përkrahje është e centralizuar, pra niveli qendror e ka këtë të drejtë. Komunat në bazë të legjislacionit në fuqi e kanë obligim ligjor që vetëm t’i mbajnë shënime sa i përket dëmeve të shkaktuara në ekonomi familjare, në bujqësi, në infrastrukturë dhe pastaj të procedojnë për nivel qendror”, tha ai shkruan EO

“Faji nuk është i nivelit lokal assesi, është i nivelit qendror i cili për shkak të burokracive ligjore nuk po ka mundësi t’i kompensojë dëmet materiale të shkaktuara nga reshjet e muajit janar dhe gjithashtu të vitit të kaluar për bujqit e paramendoni tash për fatkeqësinë që ndodhi në Pejë”.

Tags: QytetarëtTërmetetVërshimet
Postimi i mëparshëm

Sipas të dhënave të ASK-së, paga mesatare bruto për 10 vjet, është rritur në 138 euro

Postimi tjetër

Kurti: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut artikuloi vullnetin politik të popullit për Republikë

Të ngjajshme Postime

“Na jemi kanë vullnetarë, nuk kemi pasë qeveri mbrapa”, Limaj komenton deklaratat e Rubin, kujton kohën e luftës kur erdhi në Kosovë
KRYESORE

“Na jemi kanë vullnetarë, nuk kemi pasë qeveri mbrapa”, Limaj komenton deklaratat e Rubin, kujton kohën e luftës kur erdhi në Kosovë

24 September 2025
Kurti: Nuk do të lejohet të hiqet asnjë grimë nga territori, sovraniteti apo nga pavarësia e Kosovës
KRYESORE

Kurti: Nuk do të lejohet të hiqet asnjë grimë nga territori, sovraniteti apo nga pavarësia e Kosovës

24 September 2025
Sveçla: Ne kurrë nuk kemi sulmuar askënd, ne kurrë nuk ia kemi prekur askujt familjen
KRYESORE

Sveçla: Ne kurrë nuk kemi sulmuar askënd, ne kurrë nuk ia kemi prekur askujt familjen

24 September 2025
Transkripti i plotë i bisedës telefonike Thaçi – Clinton më 1999: “Do ta kemi një të ardhme të mirë”
KRYESORE

Transkripti i plotë i bisedës telefonike Thaçi – Clinton më 1999: “Do ta kemi një të ardhme të mirë”

24 September 2025
Osmani:Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës
KRYESORE

Osmani:Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës

24 September 2025
Sulmi me shishe ndaj Fehmi Kupinës, policia ka shoqëruar tre persona
KRYESORE

Sulmi me shishe ndaj Fehmi Kupinës, policia ka shoqëruar tre persona

24 September 2025
Postimi tjetër
Kështu i sheh Kurti ndëshkimet amerikane

Kurti: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut artikuloi vullnetin politik të popullit për Republikë

Lajmet e fundit

Arsyet pse lidhjet e gjata përfundojnë në divorc pas martesës

Arsyet pse lidhjet e gjata përfundojnë në divorc pas martesës

25 September 2025
Qumështi i gjirit ndihmon zemrën e foshnjave të parakohshme

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën e foshnjave të parakohshme

25 September 2025
Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse

Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse

25 September 2025
“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?

“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?

24 September 2025
Huliganët e “Zvezdës” me koreografi skandaloze për terroristin e Banjskës

Huliganët e “Zvezdës” me koreografi skandaloze për terroristin e Banjskës

24 September 2025
“Na jemi kanë vullnetarë, nuk kemi pasë qeveri mbrapa”, Limaj komenton deklaratat e Rubin, kujton kohën e luftës kur erdhi në Kosovë

“Na jemi kanë vullnetarë, nuk kemi pasë qeveri mbrapa”, Limaj komenton deklaratat e Rubin, kujton kohën e luftës kur erdhi në Kosovë

24 September 2025
Qalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur

Qalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur

24 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu