Kryeministria ka dhënë detaje nga vizita që Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton do të zhvillojë në Shqipëri në datat 3 dhe 4 korrik 2023.
Presidenti Klinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë në Tiranë ditën e hënë, më 3 korrik, pasdite, ku në orën 19.00 do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në orën 19.05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë zotin Bill Klinton të marrë çmimin e akorduar, shkruan A2CNN
Në orën 19.25 të së hënës do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit.