Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, përmes një postimi tha se Deklarata Kushtetuse e 2 korrikut të vitit 1990, ishte vazhdimësi e përpjekjeve të shqiptarëve për liri, ndërsa si akt shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se 111 delegatë edhe pse në kushte shtetrrethimi, legjitimuan vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi, ata do të kujtohen për përpjekjen e tyre për jetësimin e ëndrrës shekullore, shtetit të pavarur.
Tutje kryetari i AAK-së tha se Deklarata e 2 korrikut 1990 ishte një gur në themelet e lirisë e cila u jetësua disa vjet më pas nga trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Postimi i plotë i tij:
Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, ishte vazhdimësi e përpjekjeve të shqiptarëve për liri, ndërsa si akt shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës.
Atë ditë, 111 delegatë edhe pse në kushte shtetrrethimi, legjitimuan vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi. Ata do të kujtohen dhe lartësohen nga brezat për përpjekjen e tyre për jetësimin e ëndrrës shekullore, shtetit të pavarur.
Deklarata e 2 korrikut 1990, ishte një gur në themelet e lirisë, e cila u jetësua disa vjet më pas nga trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës/InLajmi/.