Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së në Gjilan, Ardian Azemi, ka reaguar ndaj përpjekje të kryeministrit Kurti për marrjen e meritave për projektet rrugore në Komunën e Gjilanit.
Azemi ia ka rikujtuar qytetarëve të Gjilanit projektet të cilat janë rezultat i një memorandumi të mirëkuptimit për financimin e tyre qysh në kohën e qeverisë Haradinaj.
Tutje Azemi ka thënë se qeveria Kurti nuk është as për shtetin e as për komunat, ajo është për faqe të zezë, shkruan FrontOnline
“Kryeministri paska thënë se Qeveria është për Komunat. Jo kryeministër, qeveria të cilën ju e drejtoni, është veç për faqe t’zezë!”, është shprehur Azemi.