Kryetari i Partisë Social-Demokrate Dardan Molliqaj, gjatë një konferencë për medie ka prezantuar një grup të rinjsh të cilët i janë bashkuar kësaj partie, raporton InLajmi.
Molliqaj i uroi mirëseardhje këtyre të rinjëve ai tha se ata do ta themelojnë këshillin rinor të PSD-së, dhe se i janë bashkuar kësaj partie për shkak të zhgënjimit me Qeverinë, por edhe opozitën.
Kryetari i PSD-së foli edhe për gjendjen në veri të Kosovës, ku tha se situata është jashtëzakonisht shqetësuese dhe se veprimet e Qeverisë e kanë degraduar vendin.
Tutje Molliqaj tha se fajin për këtë e ka edhe opozita që i bënë shërbim pushtetit që siç e quan ai të rrezikshëm e popullist.
Ai konferencën e paralajmëruar ndërmjet Kosovës e Serbisë, e quajti vetëm mbajtjen e Kurtit në pushtet dhe të sjellë autonomi për serbët e Kosovës/InLajmi/.