Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Rahovec, Besmirë Bytyçi ka bërë të ditur se komuna e Rahovecit nuk është përfshirë nga vërshimet.
, Bytyçi ka treguar se ndonëse rrugët, pusetat dhe kanalet janë mbushur me ujë megjithatë, situata nuk është alarmante.
“Nuk ka vërshime, ka pasur reshje të zakonshme. Nuk është ndalur shiu për gjysëm ore dhe kuptohet që rrugët janë mbushur me ujë. Gjendja është e qetë, nuk ka diçka alarmante, nuk bëhet fjalë për vërshime, ka erëra të forta, janë mbushur pusetat dhe kanalet….nuk bëhet fjalë për vërshim”, ka deklaruar ajo.
Nga ana tjetër, pas motit të lig në vend, KEDS-i ka njoftuar se në një pjesë të madhe të Kosovës, një numër i caktuar i daljeve janë jashtë funksionit, shkruan TV Dukagjini
Rajonet më të prekura në rrjetin elektroenergjetik janë Gjakova, Prizreni, Ferizaj, si dhe një pjesë e Pejës dhe Prishtinës”