Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, e ka quajtur përjashtimin e Kosovës nga Programi i Evropës Digjitale të BE-së si dështim poshtrues i Qeverisë Kurti dhe fitore kolosale e Serbisë, përcjell InLajmi.
Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, tha se Bashkimi Evropian ka sanksinuar 2 vende, “vitin e kaluar Rusinë dhe dje Kosovën”.
Postimi i plotë i tij:
Përjashtimi i Kosovës nga Programi i Evropës Digjitale të BE-së është dështim poshtrues i Qeverisë Kurti dhe fitore kolosale e Serbisë, kur kjo amnistohet dhe Kosova sanksionet. Bashkimi Evropian ka sanksinuar 2 vende, vitin e kaluar Rusinë dhe dje Kosovën!/InLajmi/