Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se koordinimi me faktorin ndërkombëtar, specifikisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës “është vetë ligjshmëria në Kosovë”.
Berisha, këtë deklaratë e bëri në lidhje me mos-koordinimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për vendimet e fundit që i ka marrë në lidhje me situatë në veri me ShBA-të dhe partnerët e tjerë ndërkombëtar të Kosovës, shkruan Telegrafi
“… Kryeministri po qëndron, edhe unë e mbështes. Por, ku po na çon qëndrimi? Në sanksione. Nga kush? Nga ai që të ka krijuar. Koordinimi me ndërkombëtarët është ligjshmëria. Koordinimi me SHBA është vetë ligjshmëria në këtë vend. Se nganjëherë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë dhe drejtësinë e përcakton forca dhe fuqia. Ne jemi në një rrethanë të tillë ku forca duhet ta luajë rolin e vet. Dhe forcën nuk e ka Kosova, por e ka partneri ynë, që na ka ndihmuar ta fitojmë lirinë, bëjmë pavarësinë dhe ta funksionalizojnë shtetin. Jnë ShBA-të”, ka thënë Berisha