Pas bashkëpunimit “Mos shko” Dafina dhe Ylli vinë me projektin e radhës të përbashkët të quajtur “Kaje”, përcjell InLajmi.
Në projektin e përbashkët mes Dafinës dhe Yll Limanit producent është Fatjon Miftari, kurse Muzika dhe teksti i këngës janë realizuar nga vetë Ylli
Videot e shpërndara me një pjesë të kësaj kënge kanë marrë miliona klikime në rrjete sociale.
Kënga me titullin “Kaje” erdhi e shoqëruar edhe me videoklip dhe gjendet e lansuar në kanalin zyrtar në YouTube, ku për videoklip iu besua produksionit “Fati/TV”, me regji nga Ari Dalladaku.
Nisur nga pritshmëria e madhe për këtë projekt dhe fansat e shumtë të dyshes padyshim që kënga do të kthehet në hit.
Kujtojmë që këtë verë të 2 artistët janë mjaftë aktivë me projekte muzikore dhe me koncerte të shumta. /InLajmi.