• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 6 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Shtensionimi i situatës, Kryeministri Kurti propozon 4 hapa për Kosovën e 4 për Serbinë

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
29 June 2023
në KRYESORE
0 0
0
Kurti: Propozimi evropian përmban një avancim drejt njohjes së ndërsjellë
0
SHPERNDARJE
166
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti është paraqitur me një video-mesazh në gjuhen angleze, ku propozon nga 4 hapa për Kosovën dhe Serbinë për shtensionimin e situatës në veri, përcjell InLajmi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, thotë se e ka njoftuar Borrellin se çfarë është e gatshme të bëjë Kosova për gjendjen në veri dhe çfarë pret nga Serbia. Ai thotë se Kosova është e gatshme të të kontribuojë në de-eskalim.

Kurti ka propozuar që zgjedhjet e parakohshme aktivizohen në katër komunat veriore, ndërsa nga Serbia pret të mos pengojë apo ndërhyjë në të drejtën e qytetarëve të përkatësisë serbe të Kosovës dhe të gjitha partive politike për të marrë pjesë lirshëm.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Të dashur miq,

Dëshiroj t’ju drejtohem të gjithëve në përgjigje të ngjarjeve në veri të Kosovës dhe diskutimeve më të fundit se si t’i qasemi de-eskalimit. Në takimin tonë të fundit në Bruksel, para një jave, në përgjigje të një tryeze që propozonte hapa de-eskalimi nga z. Josep Borrell, Zëvendës President i Komisionit Evropian dhe Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, bëra propozimin e mëposhtëm me hapa konkretë se çfarë është e gatshme të bëjë Kosova dhe çfarë presim nga Serbia në këmbim.

Republika e Kosovës është e gatshme të kontribuojë në de-eskalim. Ne besojmë se duhet të ndërmerren veprime urgjente drejt këtij qëllimi dhe jemi të etur dhe të gatshëm të angazhohemi për hapa konkretë që mbështesin qëllimet e de-eskalimit dhe stabilitetit në rajon.

Më konkretisht, hapat që ne i konsiderojmë të nevojshëm dhe jemi të gatshëm të angazhohemi janë si në vijim:

1) Reduktimi i pranisë së Policisë së Kosovës në ndërtesat komunale dhe rrethina e tyre, gradualisht dhe proporcionalisht me reduktimin e dhunës;

2) Qasja e plotë në proceset gjyqësore të kryesve të dhunës, dhe monitorimi i proceseve, nga ana e EULEX-it dhe OJQ-ve të interesuara të të drejtave të njeriut;

3) Zgjedhje të parakohshme aktivizohen në katër komunat veriore nga një peticion për tërheqje i përkrahur nga të paktën 20 përqind të elektoratit, siç parashihet në legjislacionin e Kosovës. Pas konfirmimit që janë përmbushur kërkesat për tërheqje, data e zgjedhjeve shpallet nga Presidentja;

4) Katër kryetarët e komunave në fjalë do të udhëzohen që t’ua dorëzojnë autoritetin e tyre kryetarëve të rinj të komunave pas certifikimit nga KQZ-ja në përputhje me legjislacionin e Kosovës.

Ndërkohë nga Serbia presim si në vijim:

1) Tërheqja e protestuesve të dhunshëm nga ndërtesat komunale dhe rrethina e tyre;

2) Zotimi për bashkëpunim në paraburgimin dhe procedimin gjyqësor të kryesve nga ana e Kosovës, me monitorim nga ana e EULEX-it dhe garanci të plota për gjykim të drejtë;

3) Reduktimi i gatishmërisë së forcave të armatosura në nivel të ulët, asnjë lëvizje e re e trupave, heqja e 48 Bazave të Përparme Operative që ndodhen përgjatë kufirit.

4) Serbia të mos pengojë apo ndërhyjë në të drejtën e qytetarëve të përkatësisë serbe të Kosovës dhe të gjitha partive politike për të marrë pjesë lirshëm, pa asnjë frikësim, detyrim apo ndikim korruptiv, në procesin e zgjedhjeve lokale të Kosovës.

Të dyja palët, Kosova dhe Serbia, zotohen të respektojnë plotësisht rregullat e Tregut të Përbashkët Rajonal të Procesit të Berlinit dhe pajtueshmërinë me acquis të BE-së për tregtinë e lirë rajonale sipas marrëveshjeve të bëra.

Si përfundim, ne dëshirojmë të ritheksojmë angazhimin tonë për një dialog intensiv për një zbatim të plotë, të pakushtëzuar, me sekuencë të balancuar e korrekte, të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Implementimit të saj.

De-eskalimi i situatës dhe normalizimi i marrëdhënieve është i realizueshëm, keni gatishmërinë dhe vullnetin tim.

Gjithë të mirat dhe përshëndetje të përzemërta nga Prishtina. Ju faleminderit shumë. /InLajmi/

Tags: Albin KurtiSHBAVeriu i Kosovës
Postimi i mëparshëm

Pas arrestimit të 3 mjekëve vjen edhe reagimi nga SHSKUK-ja

Postimi tjetër

U shpallen organizata terroriste, reagon Arsenijeviq: Në veri të Kosovës nuk ka „Brigadë të Veriut” e as “Mbrojtje Civile”

Të ngjajshme Postime

Gucati: 106 autobusë do të vijnë në Prishtinë për protestën e nesërme
KRYESORE

Gucati: 106 autobusë do të vijnë në Prishtinë për protestën e nesërme

6 August 2025
Reagon SHSKUK-ja: Kishte mungesë të përkohshme të albuminës, operatori ekonomik është penalizuar për vonesa
KRYESORE

Reagon SHSKUK-ja: Kishte mungesë të përkohshme të albuminës, operatori ekonomik është penalizuar për vonesa

6 August 2025
Muharremaj për shërbimin mjekësor në shtëpi: Duhet me i mbrojtë ata që na kanë rritë
KRYESORE

Muharremaj për shërbimin mjekësor në shtëpi: Duhet me i mbrojtë ata që na kanë rritë

6 August 2025
Krasniqi fton për protestën kundër Speciales: Të mos rishkruhet historia jonë
KRYESORE

Krasniqi fton për protestën kundër Speciales: Të mos rishkruhet historia jonë

6 August 2025
Vendimi i Përparim Ramës: Në përkrahje të protestës nesër, të gjithë autobusët në Prishtinë janë falas
KRYESORE

Vendimi i Përparim Ramës: Në përkrahje të protestës nesër, të gjithë autobusët në Prishtinë janë falas

6 August 2025
LDK: Presim vendim të drejtë nga Gjykata Kushtetuese për të shmangur bllokadën institucionale
KRYESORE

LDK: Presim vendim të drejtë nga Gjykata Kushtetuese për të shmangur bllokadën institucionale

5 August 2025
Postimi tjetër
U shpallen organizata terroriste, reagon Arsenijeviq: Në veri të Kosovës nuk ka „Brigadë të Veriut” e as “Mbrojtje Civile”

U shpallen organizata terroriste, reagon Arsenijeviq: Në veri të Kosovës nuk ka „Brigadë të Veriut” e as “Mbrojtje Civile”

Lajmet e fundit

Gucati: 106 autobusë do të vijnë në Prishtinë për protestën e nesërme

Gucati: 106 autobusë do të vijnë në Prishtinë për protestën e nesërme

6 August 2025
Reagon SHSKUK-ja: Kishte mungesë të përkohshme të albuminës, operatori ekonomik është penalizuar për vonesa

Reagon SHSKUK-ja: Kishte mungesë të përkohshme të albuminës, operatori ekonomik është penalizuar për vonesa

6 August 2025
Hasani: Tërheqja e lëndës nga Osmani është antikushtetuese – tregoi se ka pasur kërkesë fiktive

Hasani: Tërheqja e lëndës nga Osmani është antikushtetuese – tregoi se ka pasur kërkesë fiktive

6 August 2025
Nis ndërtimi i urës që do të bashkojë Italinë me Siçilinë, projekti më i madh infrastrukturor në dekada

Nis ndërtimi i urës që do të bashkojë Italinë me Siçilinë, projekti më i madh infrastrukturor në dekada

6 August 2025
Zbulim i rrallë në Norvegji – shpella që rishkruan historinë e faunës arktike evropiane

Zbulim i rrallë në Norvegji – shpella që rishkruan historinë e faunës arktike evropiane

6 August 2025
Muharremaj për shërbimin mjekësor në shtëpi: Duhet me i mbrojtë ata që na kanë rritë

Muharremaj për shërbimin mjekësor në shtëpi: Duhet me i mbrojtë ata që na kanë rritë

6 August 2025
Ardon Jashari pas nënshkrimit me Milanin u drejtohet tifozëve: Mezi po pres t’ju shoh!

Ardon Jashari pas nënshkrimit me Milanin u drejtohet tifozëve: Mezi po pres t’ju shoh!

6 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu