Një qytetar ka dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj të enjten një portofol të cilin e kishte gjetur në rrugë, përcjell InLajmi
Policia njofton se në të kishte dokumente personale dhe një shumë të parave.
Nga ana e policisë, është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe sipas procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Shembull i mirë i qytetarit në Skenderaj, portofolin me dokumente e para të gjetur në rrugë e dorëzon në Polici

Skenderaj, 29 qershor 2023
Gjatë ditës së sotme, në Stacionin Policor në Skenderaj, nga ana e një qytetari është dorëzuar një portofol ( të cilin e kishin gjetur në rrugë), në portofol kishte dokumente personale, dhe një shumë të parave.
Nga ana e policisë, është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe sipas procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet.
Policia e Kosovës, duke çmuar këtë gjest human, falënderon qytetarin dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës. /InLajmi/