Një pikë statike (kontejnerë) e Policisë së Kosovës është djegur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit tek 3 rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.
Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.
“Po rreth orës 03:00 të mëngjesit është djegur pika statike e Policisë së Kosovës”, ka thënë Elshani.
“Shoferi nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë dhe vazhdoi tutje. Policia e ka ndjekur dhe ka gjetur një automjet të braktisur në rrugën Sutjeska. Vetura është kontrolluar dhe më pas policia është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka shtuar ai,
Ai ka theksuar se askush nuk është arrestuar me atë rast.